Pas ndarjes me Seldin, Mimoza Shkodra në krahët e reperit të njohur

Kjo ndarje shokoi shumë fansa të cilët kanë ngelur akoma nën vorbullën e pyetjeve të shumta për të zbuluar të vërtetën.

Edhe pse kishin një vit të fejuar Mimoza Shkodra me këngëtarin Seldi Qalliu dhe kishin zbuluar edhe diçka nga planet e tyre për martesë ata vendosën të ndahen. Sidoqoftë jeta e secilit po vazhdon në normalitet tashmë.

Teksa Seldi është përqëndruar tek ‘Dance with me’, Mimoza nga ana tjetër po sjell një bashkëpunim të ri këtë herë më reperin e njohur Gol Ag dhe lajmin e ka zbuluar vetë reperi.

‘Gold & Mimoza; ka shkruar reperi nën imazh pa dhënë më shumë detaje. Kjo është kënga e parë e Mimozës pas ndarjes me Seldi Qalliun dhe dueti i dytë i Gold Ag.