Pasaniku lë jetën e luksit dhe fle në rrugë, arsyeja që ka do ju sh.krijë zemrën

Quhet Kieren Hamilton dhe ka bërë dicka që shumëkush do e quante m.arrëzi.

22-vjeçari milioner, i cili jetën e kishte mes l.uksit, makinave super të shtrenjta dhe pushimeve të ëndrrave për këdo, ka preferuar që për disa ditë të bëjë një jetë si i pastrehë.

Ai kaloi tre net duke fjetur në rrugë, poshtë një qendre tregtare në Londër për t’u bërë pjesë e dokumentarit, “Kur të pasurit bëjnë një jetë si të pastrehë”.

Kieren, ka plot 81,400 ndjekës në Instagram dhe jeton në një shtëpi luksoze në Manchester së bashku me të dashurën e Jess Hall, 22 vjeç. Ata kanë dhe një vajzë 2-vjeç që quhet Esmae.

Në fillim të xhirimeve të këtij dokumentari ai u shpreh se njerëzit që rrinë në rrugë janë “dembelë” dhe se me pak vullnet mund të mos bëjnë një jetë të tillë ndaj vendosi që ta përjetonte vetë këtë lloj ndjesie për disa ditë… Me rroba të thjeshta dhe vetëm me një jorgan të hollë gjumi ai u largua nga familja e tij për të fjetur në trotuaret e The Strand.

Me anë të kësaj eksperience ai thotë se tashmë e kuptoj se përse të pastrehët janë kaq agresiv, pasi është një terren i vështirë ku duhet të mbijetosh…