Pendohet si dr.eqi që u nda, Robert Berisha bën veprimin e papritur ndaj Norës

Robert Berisha dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi janë ndarë pak muaj më parë pasi kaluan shumë vite të jetës së bashku. Rikujtojmë se lajmin e bëri me dije vetë artisti, i cili shpërndau një foto në ‘Instagram’ dhe konfirmoi ndarjen pas spekulimeve të shumta mbi lidhjen e ish-çiftit.

Në postim Roberti shprehej se do ngelej një mik i mirë me Norën dhe këtë gjë ai e shfaq vazhdimisht pasi të dy ndiqen në rrjete sociale dhe Roberti pëlqen thuajse gjithë fotot e këngëtares bukuroshe.

Edhe postimin e fundit të saj, Roberti nuk ka munguar për ta pëlqyer.  Nora  dukej shumë seksi dhe kishte veshur një fustan të shkurtër teksa ka marrë pjesë në eventin e ‘Class Fashion’ ku u prezantua edhe koleksioni  i ri i Valdrin Sahitit.

Nëse bëhet fjalë për gjeste miqësore apo shenja pendese, ende s’mund ta themi me siguri…