Për.plasi për vd.ekje 23-vjeçarin, kush ishte biznesmeni i njohur në timon

Një aksi.dent i rëndë u regjistrua ditën e djeshme.

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, në Armath, Manzë, në vendin e quajtur “Akullorja”, një 48-vjeçar ka përp.lasur një këmbësor, M.LL., 23 vjeç.

23-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkaq, neësbomb.al mëson emrin e drejtuesit të mjetit i cili është jo pak i njohur për biznesin.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Artan Lushaj, shkruan neësbomb.al.

Lushaj është pronar i disa bizneseve import eksporti, si dhe pronar i Universitetit privat “ILLYRIA” në Durrës.

Biznesmeni, i cili flitet se është edhe mik i familjes Berisha, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do konsiderohet apo jo fajtor për këtë aksident.