Më shumë policë se përkrahës. Ja sa pjesëmarrës kishte Rama në takimin në Shkodër

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

Dhjetëra qytetarë nga shkodra kanë dalë në protestë kundër kësaj vizite, ku nuk kanë munguar as shoqërimet në polici.

Tek kjo foto shihet prania e pakët në numër e shkodranëve në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit u ka kërkuar shkodranëve që për të parë sesi bëhet ndryshimi i bashkive nën qeverisjen socialiste, u kërkoi atyre të shkonin në Vlorë apo në Pukë për të parë ndryshimet e bëra.