Përplaset me makinë futbollisti i njohur, ishte me të fejuarën (FOTO)

Futbollisti i njohur për talentin e tij të spitakur, turku Huseyin Turkmen është përfshirë në një a.ksident automobilistik mbrëmjen e së dielës.

Ai ishte bashkë me të fejuarën e tij, Umran Iffet Uzun.

Lajmi tronditi fansat e shumtë të futbollit ndërsa fotoja e makinës së dëmtuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. E fejuara e futbollistit 21-vjeçar ka pësuar thyerje në shtyllën kurrizore, ndërsa Turkmen mbijetoi pa marrë plagë.

Futbollisti u aksidentua me makinën personale në provincën Ordu, ku u përplas me një tjetër mjet që vinte nga drejtimi i kundërt.

Huseyin Turkmen aktivizohet si mbrojtës me Trabzonspor, një prej skuadrave kryesore të kampionatit turk, si dhe me të rinjtë e Kombëtares Turke.

Lexo edhe: