Plazh në dhjetor, Alketa Vejsiu nis pushimet në vendin luksoz

Teksa të gjithë kanë nisur përgatitjet për festat e fundvitit, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka vendosur të marrë disa ditë pushimi e të relaksohet jashtë vendit.

Në postimet e saj në Instastory, moderatorja ka treguar se ndodhet në një plazh ekzotik, ku po shijon vendin e qetë dhe diellin përvëlues. Teksa lexon një libër dhe dëgjon muzikë të lehtë, Alketa ka përshëndetur ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

“Koha për të menduar dhe ëndërruar”, ka shkruar ajo në postimet ku tregon ujrat e kaltër dhe ambjentin ku po pushon.