“Po afrojnë apokalipset”/ Zbulohet plani i familjeve të pasura, ja ç’po bëjnë

Njerëzit e pasur janë ata që i frikësohen më shumë Luftës së Tretë Botërore dhe Apokalipsit.

Gazetarja Lin Paramore ka zbuluar disa bunkerë të cilët gjenden në Gjermani dhe janë për të mbrojtur familjet e pasura.

“I ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë që t’i mbijetojë shpërthimeve të bombave prej 20 megatonë, shtrihet në dhjetëra kilometra dhe është një kompleks nëntokësor që mund të strehojë deri në 80 persona në një periudhë kohore prej një viti, pa pasur nevojë të dilet mbi sipërfaqe të tokës”, thuhet në një dokument.

“Është për njerëzit e pasur që janë të brengosur për skenarë të katastrofave të ndryshme. Një kompleks i vogël i furnizuar me ujë dhe ushqim për një vit mund të kushtojë 35 mijë dollarë për ndërtimin e tij, ndërsa ato më luksoze shiten deri në tre milionë dollarë”, shprehet gazetarja.