“Po më fundos ***”, zbulohet emri i hakmarrësit, prokurori publikon megaska.ndalin, ajo që thotë po na ‘tr.ondit’

Fillon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Mësohet se Muçi është paraqitur sot para trupës gjykuese për procesin e vettingut. Anëtari i Kushtetueses do të vlerësohet në bazë të tre kritereve, në atë të ligjëshmërisë, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Në seancën e kaluar, KPA shtyu seancës pasi kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror.

Ndërsa në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet, të cilat i janë përcjellë Komisionerit publik dhe subjektit nën hetim. Mësohet se në fjalën e tij, në KPA Muçi është shprehur se dënimin e pronarit të shtëpisë e kishte marrë vesh vetëm në raportin e DSIK-së.

BISEDA NË SEANCË:

Muçi: Pasi u njoha me përgjigjen, rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.

KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale?

Muçi: E kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK. Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

Muçi u propozuar për Kushtetuesen nga vetë presidenti Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më pas edhe pse gjyqtari ende nuk i ka mbyllur llogaritë me Vettingun.