“Po se duhet me…”. I shpëton goja në emision, aktori i heq ‘maskën’ Drilon Hoxhës….

Aktori Piero Aziri, i cili ka qenë pjesë e emisionit “The One Show” në Fax News, i drejtuar nga Kreshnik Husaj, ka dhënë detaje mbi eksperiencën e tij në filmin e Drilon Hoxhës, ‘Dashuria s’mjafton’.

Aziri iu është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të vajzave në emision, ndërsa tha se pavarësisht se kishte shumë aktorë që e ngacmonin ai e kishte mendjen te gruaja që kishte në shtëpi.

Pavarësisht se kërkon që të ketë një bashkëpunim të dytë me Drilon Hoxhën, Pieros i ka shpëtuar se regjisori kërkon para për të dhënë role, dhe kush nuk ka mundësitë ekonomike, më mirë mos ta kontaktojnë.

“Kemi nisur planet për një film të ri, që do të zhvillohet në Amerikë, do të jetë pjesë edhe Cekja i Beratit dhe do të dalë në transmetim pas një viti. Do të jetë një ndërthurje mes komedisë dhe aksionit. Tani që po bëhet filmi bëhet me sponsor, ata që kanë lekë mund të vijnë se ne i marrim, ose ndryshe duhet të kenë ndonjë rol shumë të madh”.

“Pra duhet të paguajnë që të marrim pjesë në film?”, ishte pyetja vijuese e vajzave.

“Po normal se duhet me marrë pak imazh”, shprehet Aziri.

Pra siç mund ta kuptoni njerëz nuk është dhe aq e lehtë që të jesh pjesë e një filmi, duhet buxhet i mirë në dispozicion.

Videon e gjeni te linku më poshtë:

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2842958822389722/