Policia dh.u.non qytetarët shkodranë që protestojnë kundër Ramës

Protestat që e ndjekin pas ngado shkon duket se nuk i pëlqejnë kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ndodhi ditë më parë në Fier, edhe sot në Shkodër ai ka përdorur policinë për të dhu.nuar qytetarët që protestonin.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, të cilët nuk janë lejuar të marrin pjesë në takimin e shefit të qeverisë për të ashtuquajturën bashkëqeverisje.

“Rama dhunon qytetarët në Shkodër. Edi Rama nuk bashkëqeveris dot me qytetarët por me krimin e organizuar. Shikoni si i largon policia me dhunë qytetarët nga takimi i Ramës në Shkodër”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari.