“Politika të mos fusë hundët”, cila është thirrja e ish zyrtarit të lartë

Një thirrje të fortë dhe të qartë ka bërë ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, teksa ka komentuar ngjarjen më të bujshme të ditëve të fundit, atë të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, i cili akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ish-kreu i SHISH nuk ka përjashtuan mundësinë që prokurori Sheshi të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit, por apelon që politika të mos ndërhyjë. Në studion e Report Tv, Klosi deklaroi se nuk i pëlqen që politika fut hundët pa mbaruar ende punë drejtësia.

“Edhe mund të ndodhë. Ka shumë njerëz që kanë të njëjtën gjendje. Megjithëse jemi vend i vogël, prapë ka shumë emra që janë përdorur. Mua s’më pëlqen që politika fut hundët pa mbaruar ende punë drejtësia”, ka deklaruar Klosi.