Prag fushate, qeveria kujtohet për investimet e papërfunduara në Shkodër!

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka inspektuar së bashku me inxhinierët e ARRSH-së, ecurinë e punimeve në Bypass-in Perëndimor Shkodër, Loti 1 dhe 2.

Bypassi Shkodrës Loti 1, është një projekt i rëndësishëm  për infrastrukturën dhe transportin i cili anashkalon kalimin përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër Hani i Hotit. Sipas njoftimit puna po vazhdon në të dyja Lotet. Në Lotin 1 ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës, ka përfunduar vendosja e bordurave të trotuarit, ndarëseve me korsinë e biçikletave, si dhe bordurave të trafik-ndarëses.

Gjithashtu, është drejt përfundimit veshja e trotuareve me gurë dekorativë dhe asfaltimi i korsisë së biçikletave. Në Lotin 2 janë realizuar gërmime me makineri përfshirë dhe transportin, si dhe mbushje të trupit të rrugës me zhavorr. ARRSH tha se do të vijojë të punojë konform tërë normave dhe standardeve për të ndjekur ecurinë e projektit sipas kontratës dhe për të garantuar siguri maksimale për përdoruesit e rrugës.

I pranishëm ishte edhe prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri i cili mori impenjim maksimal për zgjidhjen e problematikave që kanë mbajtur peng deri më sot këto dy projekte. Me sa duket investimet e lena pergjysem po i sherbejnë në këtë periudhe krize politike për fushate socialisteve. Ata do të duhej të ishin të kryerja por deri me tani kanë mbetur per shkak te burokracive.