Prag ska.ndali/ Pas den.oncimit, mjeku pl.as në media ‘pislliqet’ e Ramës, e gjitha në kurrizin e shqiptarëve, ja si ua punon…

Ai është bërë i famshëm në rrjetet sociale pas një de.noncimi për koncesionet e qeverisës së Edi Ramës. Bëhet fjalë për mjekun Artan Koni që shpjegoi se për një sterilizim që kushton 2.4 euro, shteti i jep koncesionarit plot 190 euro.

Në një intervistë për gazetën Mapo, mjeku shpjegon më tej dyshimet për koncesionin e sterilizimit.

“Ne si mjekë kemi disa muaj që kemi ndjesinë se ky koncesion është dhënë në një shifër shumë më të madhe se sa normalja. Një ditë të bukur më lindi ideja që të bëj llogari se sa lekë na duhet ne për sterilizimin, dhe sa lekë harxhonim më përpara me sterilizimin. Me një llogari të thjeshtë që bëra unë, e përafërt, por duke u fokusuar te vlera maksimale, jo minimale, dhe llogaria maksimale na doli që ishte shumë herë më pak se vlera e këtij koncesioni. Doli që ne mund të harxhonim maksimalisht 1 milion e gjysmë euro për sterilizimin e gjithë aparaturave në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë ne kemi paguar vetëm vjet 17 milionë euro dhe jo për numrin maksimal të ndërhyrjeve, por për 90 mijë ndërhyrje,” thotë ai.

Edi Rama është krenuar disa herë për sterilizimin, duke thënë se në kohën përpara tij, bëhej në mënyrë mesjetare.

Por mjeku thotë se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Sterilizimi bëhet po njësoj, siç është bërë më parë, me autoklavë. Nëse ka pas më përpara probleme me sterilizimin në pika të caktuara ka ardhur sepse nuk ka pasur autoklava moderne, duhej të bliheshin të reja. Është e njëjta punë,” tha ai.

I pyetur nëse ka gjetur mbështetje pas videos, ai thotë: “Video pak ditë ka që është bërë publike, për momentin nuk kam marrë mbështetje, por shpresoj që të më bashkohen. Dua t’i mirëkuptoj deri në një farë pike se jetojmë në kohë të vështira, në kohën e propagandës e dhunës shtetërore. Njerëzit kanë probleme familjare, kanë hall se do i nxjerrin nga puna, pra është një situatë e keqe. Privatisht më mbështesin përditë, më vijnë mesazhe nga kolegët, por dhe nga njerëz që s’i njoh, të cilët shprehin mirënjohjen për këtë nismë që mora, por publikisht jo, asnjë deri më tani. Kjo video u bë për popullin që të kuptojë ku është situata, se ne si mjekë këto gjëra flasim gjithë kohës”.