Prishen planet, shi e breshër këtë javë. Mori bën kthesën e papritur

Gjatë këtyre ditëve kemi përjetuar temperatura shumë të larta që kanë shkuar deri në 38 gradë celcius, mirëpo siç duket në këtë javë do të ketë reshje shiu deri në formë breshëri. Sipas meteorologëve, në vendin tonë do të vijnë masa të freskëta nga Veriu I Europës.

Dita e hënë dhe e martë do të sjellë vranësira në mesditë përgjatë relieveve malore duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë zonave malorë në Veri-Verilindje. Dita e mërkurë dhe orët e para të 24 orëshit të së enjtes do të kenë reshje shiu që do të përfshijë të gjithë territorin e vendit.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e breshërit.

Pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave ditën e enjte dhe të premte.