
Nga Përparim Kabo
Gjuha e Presidentit të Republikës ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë drejtuar me shprehjen jo Rule of Embassy por Rule of Laë është një sulm i hapur ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit dhe rolit te SHBA si vendi më partner i Shqiptarëve.
Kjo logjikë e turbullt nënkupton se Ambasada e SHBA- së në Tiranë është kundër shtetit ligjor. Ndërsa zoti Meta po bije therror për shtetin ligjor në Republikën e Shqipërisë.
Unë nuk habitem nga ky deklarim, sepse që kur u shpall si president i Republikës, në fjalimin e parë që mbajti nuk e përmendi SHBA si partnere por permendi vetëm NATO-n. Që atë ditë ia vura në dukje publikisht.
Kjo gjuhë që po dëgjojmë këto ditë, nuk është as politike, as diplomatike dhe as etike, është thjesht një gjuhe e zgjatur, e nervozuar, e palogjiktë.
Muajt e fundit zoti Ilir Meta është jashtë ekuilibrave të normalitetit. Kërcen vallen e Baftjarit me ordinerët, bëhet njeri semplist me hokatarët, vetëshpallet si shembëlltyrë e Avni Rustemit, Vojo Kushit dhe Mic Sokolit, jep alternativa o armët o skllëver o ikni, kërcënon se do shantazhojë me video kompromentuese, insinuon se nuk është më koha e ambasadave për të drejtuar vendin dhe e mbyll se ai e ka Amerikën në zemër.
Çfarë përfaqëson ky person? Kujt i shërben? Me kë konsultohet? Ku e ka kryengritjen me dhunë që do digjte godinën e Parlamentit?
Tani edhe një pyetje për maxhorancën e majtë dhe kreun e saj zotin Edi Rama.Ky është presidenti që votuat ju? A mos vallë nuk e njihnit?
Koha shumë shpejt do ju bashkojë sërish në ikjen e përbashkët. Kjo është pergjigjia e historisë.
Nga Spartak Ngjela Erdhi më në.
Nga Edmond Tupja Shpresoj, së pari,.
Nga Astrit Patozi NË VEND TË.
Shkrimi i plotë i Bazes: Kryeministri.
Lini një Përgjigje