PS-ja nis “telenovelën” në Shkodër, episodi i radhës në prag të zgjedhjeve do ju shkrijë së qeshuri

Sa herë afrojnë zgjedhjet, socialistët kujtohen se ekziston edhe Shkodra duke mobilizuar të gjitha strukturat. Një ritual që përsëritet cdo 2 vite, një herë për zgjedhjet vendore e më pas për ato të përgjithshme.

Përmes kësaj forme ata synojnë të fitojnë qytetin verior, duke mos rritur propagandën, e duke i shtuar vëmendjen “problematikave” që kanë të majtët në këtë qytet.

Më fokus për ta është punësimi si për të treguar se situata ka vëmendjen e duhur e më pas zhduken pa lënë gjurmë deri në zgjedhjet e ardhshme, pa i dhënë qoftë edhe vëmendjen më minimale shqetësimeve të mëdha që ka ky rajon.

Ja cfarë shkruan kryetari i FRESH-it Shqiptar pasi vizitoi Shkodën, që me siguri nuk ia di as realitetin dhe as problemet.

Eljo Hysko ka kete perkufizim pas takimit me rinine e FRESSH:

Me të palodhurin @erionmetushi dhe deputetin e kurdogjendur @luanharusha dhe asamblenë e FRESSH Shkodër për të përcaktuar objektivat dhe strategjinë e fushatës së 2019

Ndërsa të tjerët e shohin Bashkinë Shkodër si furnizuese me njerëz e logjistikë të protestave për pushtetin e humbur të rinjtë e shohin atë si shans për të ndërtuar Shkodrën që duam e meritojnë 😊/shkodranews