Publikohen fotografitë e bosit të k.rimit në Veri me vëllain e Presidentit

Mediat në serbi janë duke publikuar një fotografi të shkrepur ku shihen bosi i k.r.imit në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviq bashkë me vëllain e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucicit, Andrej. Gazeta KRIK në Serbi thanë se takimi u realizua në një restorant të quajtur “Salas 137” në Kopaonik.

Një skenë e tillë është normale që tërheq vëmendjen në tërë Serbinë. Në tryezë ishin dy burra me ndikim – një nga bota e politikës, tjetra nga bota e krimit. Andrej Vucic, vëllai i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, ishte ulur në shoqërinë e Zvonko Veselinoviqit, biznesmenit të dënuar nga veriu i Kosovës, tregojnë fotot e shkrepura nga gazetarët KRIK. Tre burra ishin ulur me ta, njëri prej të cilëve është parë në foto – por gazetarët nuk e njohën atë.

Kjo fotografi konfirmoi atë që është folur prej kohësh në Serbi, se vëllai i presidentit është i afërt me një njeri, emri i të cilit shkakton frikë dhe që është i inkriminuar në krime.

Veselinoviq në raportet e policisë dhe të shërbimeve të sigurisë, thuhet se është udhëheqës i grupit që merret me trafikun e drogës, armëve dhe pastrimin e parave.

Ai u akuzua vazhdimisht për krime të ndryshme, por shumica e akuzave u hudhën poshtë në gjykatë. Kohët e fundit, megjithatë, ai u dënua me dy vjet burg për organizimin e gërmimit të paligjshëm të rërës dhe zhavorrit.

Në publik, Veselinoviq pretendon se nuk merret me krimin dhe ai u pasurua ligjërisht. Kumbara i tij dhe dora e tij e djathtë, Milan Radoicic, dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviqit në janar të vitit të kaluar, raporton Express.

Vëllai i presidentit Andrej Vuçiç, nga ana tjetër, luan një rol të rëndësishëm në jetën politike të Serbisë, edhe pse ai nuk është në ndonjë funksion shtetëror.

AI është anëtar i komitetit qendror të Partisë Progresive Serbe (SNS).

Gjatë një bisede telefonike me gazetarin e KRIK-ut, Veselinoviq e ka mohuar se e ka takuar Andrejn në Kopaonik.

“E kam takuar para vitit 2012. Unë nuk njoh ndonjë njeri të tij dhe as nuk kam kontakt me të. Nëse dikush ka thënë se më ka parë mua bashkë me Andrejn tash, është duke gënjyer. Kjo është një tjetër dezinformim. Ju kurrë nuk keni qenë të interesuar për të vërtetën, ju keni shikuar gjithmonë për të bërë një film për të cilin jeni paguar “, tha Veselinoviq.

Kur gazetarët i thanë se kishin fotografi të takimit të tyre, Veselinoviq tha: “Hidheni foton në media pra. Nuk e kam parë, kam qëndruar pas tij ndoshta”.

Ndryshe nga Veselinoviq, Andrej Vucic nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike.