‘Qeveria po përgatitet, zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të bëhen’, deklarata bombë

Historiani Paskal Milo ka bërë një deklaratë të fortë sonte dhe ka dhënë një informacion që socialistët e fshehin.

Teksa ishte i ftuar në emisionin Open në Top Channel, Milo ndërhyri në debatin mes Grida Dumës dhe Spartak Ngjelës.

Ai tha se mazhoranca është duke u përgatitur për zgjedhje.

“Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen ose do të shtyhen”, tha ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në emisionin Open.

Sipas tij, nëse opozita nuk hyn në zgjedhje atëherë zgjedhjet do të jenë të cunguara.

Ndërkaq, Spartak Ngjela tha se nëse zgjedhjet do të kenë pjesëmarrje popullore atëherë zgjedhjet do të jenë normale dhe kushtetuese.

Zgjedhjet do të thotë nëse njerëzit dalin të votojnë.