‘Qysh t’ ja bëjmë, do e hamë keq…’, zbardhen përgjimet e grabitsve të Rinasit

Tre prej autorëve të gra.bitjes së 7 milionë eurove në Rinas më datë 9 prill, Saimir Çela, Renaldo Sula dhe Oltian Veseli janë vendosur në përgjime ambiental gjatë shoqërimit në polici.

Ora News ka siguruar një faqe nga dosja e dorëzuar nga në Gjykatë, ku shihet se pavarësisht
se të pandehurit janë munduar të jenë të kujdesshëm në komunikim, në disa momente kanë humbur kontrollin nga frika se do të zbuloheshin.

Data 20 prill 2014

Sajmir Çela: Tersi, e dijsha

Renaldo Sula: Ej a e kanë marrë vesh ata.

Data 21 prill 2014

Renaldo Sula: Qysh t’ja bëjmë, qysh t’ja bëjmë ëë? Do paguajnë ato k…do e hamë keq, do e hamë keq

Sajmir Çela: Mos thuaj gjë.

Pikërisht këto të dhëna lënë të kuptuar diskutimin sipas prokurorisë për pjesëmarrjen në grabitje.