Ra nga kati i 6/ Futbolli sot në zi, vjen lajmi i tr.ishtë për 23 vjeçarin

Një futbollist argjentinas ka gjetur vdekjen pas ra nga tarraca e katit të gjashtë ndërkohë që festonte me miqtë.

Ezequiel Esperon, 23 vjeç, u shpall i vd.ekur pak kohë pasi mbërriti ne spitalin “Zubizarreta” të Buenos Airesit.

Besohet që i ndjeri të ketë rënë pasi u mbështet mbi një parmak i cili nuk ishte mbyllur mirë. Tragjedia ndodhi të dielën rreth orës tre te mëngjesit në lagjen “Villa Devoto” të Buenos Airesit.

Esperon e filloi karrierën profesionale me klubin nga Buenos Aires të quajtur “All Boys” përpara se ti bashkohej klubit Brazilian “Sport Club Internacional”. Klubi i fundit i tij ishte “Atlante de Mexico” në Meksikë, ku ai luajti 12 ndeshje.

Mesazhe ngushëllimi erdhën nga ish-skuadrat e tij. “Club Atletico All Boys” në një deklarate në mediat sociale, bashkangjitur foton e tij theksonte: ”All Boys’’ është thellësisht i trishtuar nga vdekja e Ezequiel Esperon i cili luajti për moshat tona. Ngushëllimet tona shkojnë për familjaret e tij, të dashurit dhe shokët”.