Rama paralajmëron nga Shkodra: Kush pengon votimin shkon në kokërr të burgut

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit, tha se kush guxon të pengojë procesin e votimit do shkojë në burg.

Ai tha se pavarësisht Bashës e Kryemadhit zgjedhjet do mbahen në 30 qershor dhe populli do vendosë me votë.

“Po ua them kush guxon të pengojë njerëzit të votojnë, do shkojë në kokërr të burgut. Nuk ka shans të marrin peng procesin me shantazhe e kërcënime. “, tha kreu i qeverisë.