Rama-Basha-Monika nxisin BE të rikthejë vizat për shqiptarët, vetë me familjarët kanë pasaporta diplomatike

Veprimtaria antishqiptare e mafies politike nuk njeh limite, miksimi i qeverisë me krimin vë në lëvizje vendet e BE për rikthimin e vizave, Basha-Monika lobim për rikthimin e vizave për të rrëzuar Ramën nga pushteti, nis mbledhjen e parlamenteve të vendeve të BE për vendimin

Veprimtaria antikombëtare dhe antishqiptare e klasës politike shqiptare nuk njeh kufij dhe limite. Si mos të mjaftonte vjedhja e gjysmës së buxhetit të shtetit çdo vit, futja e krimit në të gjithë piramidën e shtetit, plaçkitja e Shqipërisë me anë të PPP-ve, kanabizimi i vendit, shkatërrimi i pyjeve, lumenjve, fushave dhe maleve, shitja e territoreve të vendit, ’97, Gërdeci, 21-Janari, krizat e ndryshme, përdhosja e administratës, korrupsionit në çdo nivel, bllokimit të integrimit, sherreve, vjedhjeve pa fund etj. Krerët e klasës politike shqiptare po punojnë për t’u sjellë një tjetër të keqe shqiptarëve. Edi Rama nga njëra anë, si kreu i qeverisë më të korruptuar në Evropës, si dhe Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nga ana tjetër, po punojnë për t’u rikthyer vizat shqiptarëve.

Lidhjet e forta të qeverisë me bandat, futja e kriminelëve nga Edi Rama në Parlament, në krye të bashkive dhe në të gjitha nivelet e administratës, implikimi i politikanëve më të lartë në krimin e organizuar, sidomos në trafikun e drogërave të forta dhe mungesa e plotë e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, ka bërë që disa vende të BE të ngrenë çështjen e rikthimit të vizave për shqiptarët. Krimi i organizuar me aleate qeverinë shihet si rrezik i madh nga Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po lobojnë intensivisht për të bindur disa vende që të votojnë në vendet e tyre rikthimin e vizave për shqiptarët. Interesi i Bashës dhe Monikës konsiston te pushteti. Nëse BE rikthen vizat, Edi Rama nuk do të qendronte dot as një javë në pushtet. Shqiptarët do ta dëbonin bashkë me bandën e tij edhe nga Shqipëria. Në një situatë të tillë, Basha dhe Monika do të merrnin pushtetin.

Pasojat e lojës mafioze të krerëve të politikës me vizat bien mbi shqiptarët. Shqiptarët do të jenë ata që nuk do të udhëtojnë më pa viza, pasi krerët e politikës kanë përjetësisht pasaporta diplomatike bashkë me familjarët e tyre. Parlamenti holandez do të mblidhet në datën 16 prill për të diskutuar dhe vendosur për çështjen e vizave. Parlamenti mund t’i kërkojë qeverisë holandeze që të vërë në lëvizje BE për çështjen e rikthimit të vizave për shqiptarët. Arsyeja kryesore ka të bëjë me depërtimin e krimit të organizuar shqiptar në Holandë dhe vende të tjera të BE./Pamfleti