Rama çon në gjyq Sali Berishën, ja shumë që kërkon si dëmshpërblim…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka çuar në gjykatë paraardhësin e tij Sali Berisha. Bëhet fjalë për një padi për fshije ku Rama akuzon ish-Kryeministrin për shpifje.

Çështja lidhet me akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj Ramës për paktin me Greqinë. Rama ka kërkuar 100 mijë lekë dëmshpërblim për dëmin moral.

Sot është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Tiranës, e dyta është caktuar më 11 prill. Gjyqtare e çështjes është Fida Osmani.