Rama ‘elozhe’ Jozefina Topallit, fyen Nokën: Një hu që s’i hyn kujt në punë

Kryeministi Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Shkodër, në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

Gjatë fjalës së tij, ai ka sulmuar Partinë Demokratike, dhe në veçanti ish-deputetin demokrat Flamur Noka, të cilin e quan si një hu, ndërsa nga ana tjetër vlerëson figurën e ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli.

“Po si tua falim që kaluan nga Topalli tek Flamur Noka? Kur përballesh me Topallin e di që ke përpara një kundërshar por kur përballesh më të ke të bësh me një hu. As edhe një fermer nuk e merr as për hu se i prish gardhin. Edhe kur ka bërë ndonjë punë Bashkia Shkodër, por si mund të vijë puna deri në pikën që t’i vihet në ballë një demokrat si Flamur Noka”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga deklarata e Ramës para shkodranëve:

Unë jam i bindur që të gjithë Shkodranët kanë shkuar në Vlorë e kanë parë kur ka qënë në ditë te zezë dhe e kanë parë tani. Pyeteni veten: A doni që edhe Shkodra të bëhet si Vlora? Kjo nuk është aspak e vështirë. Kjo ka një përgjigjie që PS të drejtojë Shkodrën. Shkodra ka njerëz të mirë por i kanë sytë e mbyllur. Merren me histori komunistash, dhe hadje se ua falëm që u drejtuar nga një komunist që hiqej sikur nuk ishte komunist. Po si tua falim që kaluan nga Topalli tek Flamur Noka?

Kur përballesh me Topallin e di që ke përpara një kundërshar por kur përballesh më të ke të bësh me një hu. As edhe një fermer nuk e merr as për hu se i prish gardhin. Edhe kur ka bërë ndonjë punë Bashkia Shkodër, por si mund të vijë puna deri në pikën që t’i vihet në ballë një demokrat si Flamur Noka. Si mund të katandiset kjo punë kështu? Shkodra demokrate të djegi goma në drejtimin e Flamur Nokës. Ka shku pazari në tokë, ore tokës t’i marri të keqen. Nëntokë por edhe nëntokë ka minerale dhe ujë.