Rama flet për të papriturën që i ndodhi mbrëmë: Jam prekur, por dhe qeshur me zë… deri në 3 të mëngjesit…

Kryeministri, Edi Rama ka treguar se mbrëmë e ka kaluar natën duke folur me qindra studentë deri në orë 3 të mëngjesit. Përtej atyre që e kanë ngacmuar dhe fyer, Rama tregon se ka marrë shumë mesazhe prekëse si dhe mesazhe që e kanë bërë të qeshi me zë.

REAGIMI I PLOTË

1/ Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë ëhatsapin. Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik  http://qbz.gov.al  dy sy për të parë.

2/ E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave

3/ Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh  e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua, ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë