Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër/ Ja çfarë pritet ti punojnë demokratët të premten

Ndersa socialistet po behen gati te presin kryeministrin Rama ne viziten e tij te premten ne Shkoder, paralelisht po vepron edhe opozita. Mbledhja organizative dhe porosite e lena per protesten e se enjtes qe do te zhvillohet me bllokimin e akseve nacionale, per demokratet Shkodrane nuk do te mbyllet me aq. Ata po pergatiten qe te kene nje tjeter proteste, kete here te premten, me synim bllokimin e hyrjes se kryeministrit ne Shkoder.

Burime te besueshme per Shkodranews thone se dega lokale e PD Shkoder po ben planin organizativ ku variantet e zhvillimit te protestes jane disa, mes te cilave nje grup te mblidhet tek ura e Bahcallekut, ndersa te tjere te protestojne ne sheshin afer teatrit Migjeni ku do te zhvillohet mitingu i socialisteve. Masat e policise pritet te jene te larta dhe natyrisht qe per opoziten nuk do te kete nje leje te zhvillimit te protestes, por demokratet me gjasa kane vendosur te bejne si ne te shkuaren, te mos kerkojne nje aprovim nga blute.

Kujtojme qe edhe ne vizitat e tjera qe kryeministri Rama ka bere ne disa qytete te Shqiperise eshte pritur me te tilla protesta nga opozita qe tashme gjendet shesheve qe prej djegies se mandateve. Pritet qe te enjten pas kthimit nga protesta tek kryqezimi i Milotit, si dhe te premten paradreke te behen pergatitjet e fundit dhe te merren masat perkatese nga demokratet shkodrane, ku pritet te kete edhe nje komunikim publik./ShkodraNews