Rama tregon çfarë i tha Bashës me 17 Maj: Aman jam i martuar, mua mos më kërko …

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama vazhdoi turin në Shkodër.

Mes të tjerash Rama tregoi se çfarë i kërkoi Basha nga marrëveshja e 17 Majit.

Rama: Keni parë deputetë nëpër pemë ju, ishin në sallë, dolën jashtë. Edhe në sallë vinin si në stallë. Me vezë nëpër xhepa, me gurë, miell. Ca të them, me bojë. Keni parë ju të rrinë njerëzit zbathur në parlament se i kërcasin këpucët nëpër mure.

Tani rrinë aty tek gardhi dhe qahen si i hedhim gaz. Po ça ti bëjmë. Ti hedhim gaz ti bëjëm për të qesh. Tani ai gaz për atë punë është, të qash. Të vijë puna që të lyhen shtyllat me graso që të mos hipi opozita, unë nuk e di.

Ne këtu ishim edhe dy vite më parë dhe dy vite më parë mu fut në çadër Luli. E kisha poshtë penxheres ke puna. Më këndonte himnin. Mblidhte turistët nga Shkodra e kudo, i mbante fjalim. Dhe historia ishte nuk futemi në zgjedhje, si përfundim ne mund të futeshim në zgjedhje vetëm, sepse u dorëzuan të gjithë, vetëm unë nuk u dorëzova duke iu lut Lulit. Ça kam heq duke iu Lulit nuk i jam lut të gjithë njerzëve bashkë në gjithë jetën time dhe në fund mori ça deshi.

Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, OSHEE, Burgje, ALUIZNI, Hipoteka, Zv.kryeministern, unë po iki nga zyra. Dhe unë nuk shkova në zyrë asnjë ditë, nuk rrija dot, dola në mitingje. Merre dhe KQZ, ke shumicën, edhe kryetarin merre. Ça do tjetër Lul merre, aman vetëm mua mos më kërko se jam i martuar, i thash.

Zgjedhje ka në 30 qershor ata nuk u regjistruan. Nuk e di nëse të gjithë kryetarët do të shkojnë pas tyre. Ne në 30 qershor do të marrim Bashkinë që Duam. Demokratëve të mërzitur u them runi gomat mos tua marri flamuri, që të mos ua djegi. Nuk ka filxhan që e përmbys fatin e zgjedhjeve që i shkruan populli me votën e tij. Nuk mund ta bëjmë ne demokracinë lojë.

Ne ju dhamë gjithë çka kërkuan dhe ata nuk mbajtën fjalën jo për ne, por për këtë vend dhe nuk lenë vend pa e bërë Shqipërinë copë, copë. Tup, turp, turp, turp.

Ata i tmerrojnë ndërkombëtarët dhe i bjënë të mendojnë sikur po vjen fundi i botës. Ne do donim që ata të ishin në garë dhe të fitonim bashkinë duke i pasur në garë.

Ai ligj, kush pengon të tjerët të votojnë shkon në kokërr të burgut. Për bllokimin e rrugës vihet gjobë, por kush pengon zgjedhjet shkon në burg. Se ku do ti gjejë Luli dhe Monika të gjejnë ata budallenj që të bëjën këtë punë nuk e di. Dhe ska shans të marrin peng procesin zgjedhor me bllokime.

Të nesërmen e 30 qershorit do zgjohen dhe Luli do jetë në gjumë dhe do dalin ta kërkojnë. Do ta kërkojnë me ditë të tëra.

Do dalin të kërkojnë Lulin edhe gomat do ti blejnë të reja se do ja ketë djegë flamuri për revolucionin demokratik. Më vjen keq për ata njerëz që kishin dalë sot atje.