Rama vjen në Shkodër, protestuesit i bllokojnë rrugët kryesore. Ja ç’po ndodh tani

Shefi i qeverisë, Edi Rama sot do të jetë në Shkodër.

Po ashtu edhe në Koplik do të zhvillojë një takim me strukturat e PS-së atje.

Pritet që Rama të prezantojë edhe kandidatët për këto Bashki.

Sakaq, pak para vizitës së parashikuar të kryeministrit, simpatizantë të Partisë Demokratike kanë nisur protestën.

Protestuesit do të bllokojnë edhe urën e Bahçallëkut për të mos lejuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe Malësi të Madhe.

Po ashtu do bllokohet në Mjedë Ura e Spatharit. Janë këto dy pikat hyrëse nga kryeqyteti për në Shkodër, ndaj janë menduar si strategji bllokuese nga strukturat e PD-së.