Rast em.ergjent/ Mblidhet me shpejtësi Komisioni i Mbrojtjes Civile, ja ç’po ndodh, moti po shkakton….

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit, kanë krijuar pro.blematika në disa zona të vendit. Në Qarkun e Vlorës, pavarësisht sasisë së reshjeve, situata nuk duket pro.blematike.

Vështirësi janë hasur vetëm pranë Urës së vanës në Delvinë. Ndërkohë që ka nisur ndërhyrja për ta rikthyer në normalitet.

Sakaq, për të pasur nën kontroll situatën, në kuadër të sezonit të shirave, në qytetin e Vlorës është mbledhur Komisioni i Mbrojtjes Civile në këtë qark.

Në këtë mbledhje është diskutuar rreth planit të masave dhe veprimeve që duhen marrë në lidhje me situatën e reshjeve që pritet të vijë në javët në vijim. Po kështu në mbledhje është folur edhe rreth situatës së zjarreve që ranë gjatë verës.