Renato Mekolli braktis Top Channel për Tv Klan? Vjen përgjigja e tij: Bisedova, dhe…

Renato Mekolli i ka dhënë fund thashethemeve që prej ditësh qarkullojnë në portale se ai do të braktisë Top Channel për të vijuar me emisionin e gatimit në rivalin e gjigandit mediatik, Tv Klan. Në një postim në profilin e tij në Instagram, mbrëmjen e vonë të së enjtes ai ka sqaruar se sigurisht ka pasur bisedime me Klan, por që angazhimi I tij do të jetë në Top Channel edhe këtë sezon.

Ja cfarë shkruan Renato:

Top channel apo Klan?
Top Channel, sigurisht. Nëse marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe angazhimi për 2 emisione në vit është maksimal nga të dy palët, nuk ka arsye për lëvizje drejt një televizioni tjetër, apo jo? Kjo përgjigje publikohet për shkak të “zhurmave” dhe pikëpyetjeve të ditëve të fundit nëse jam në bisedime me Tv Klan për ndonjë projekt të ri televiziv. Gjithmonë ka pasur bisedime dhe do të ketë gjithmonë, miqësore sigurisht, sepse nëse shkoj në Klan apo në çdo media tjetër, shkoj sepse “trimi i mirë ka shokë shumë”. Por për projektet e mia televizive, vazhdoj në Top Channel. Faleminderit!/Shkodranews