Super-grabitja e Rinasit, arrestohet personi i gjashtë

Tjetër person i dyshuar për grabitjen e Rinasit.

Një tjetër person i përfshirë në supergrabitjen e miliona eurove në Rinas raportohet të jetë arrestuar pak minuta më parë.

Policia ka arrestruar shqiptarin nga Kosova, autori i gjatë grabitjes, i cili mban pseudonimin ‘daja’ dhe ka pasur rol të rëndësishëm në ngjarjen e 9 prillit.

Operacioni i zhvilluar pak minuta më parë te Shkëmbi i Kavajës, është finalizuar me arrestimin e 50 vjeçarit me shtetësi kosovare, ndërsa pritet dhe njoftim zyrtar nga Policia.