Rrugët e lëna rrugëve! Afati ka përfunduar, të gjithë heshtin për Shirokën

Do te duhej qe sot se paku punimet te ishin drejt fundit ose investimit ti priten shiriti i inaugurimit. Por nuk mund te ndodhe kjo gjë, pasi nga shtatori i 2018 kur u kryen punimet e para, u vendos tabela informuese dhe u shënua nisja e transformimit te Shirokës turistike, gjerat mbeten ne vendnumëro.

Asnjë avancim i punimeve dhe sot kur afatet kane mbaruar, fati i investimit nuk dihet dhe ka humbur rrugës. E ne ditën qe folën për turizmin, vëmendjen e shtuar qe duhet treguar, te gjithë e “qepen” gojën për Shirokën. Nuk thane asnjë fjale te vetme as Voltana Ademi si “pronare” e territorit ne cilësinë e kryebashkiakes, as ministri Blendi Klosi qe kryeson ne qeveri turizmin, as prefekti i ri Valdrin Pjetri, e aq me pak te tjerët qe pasojnë ne rolin e vartësve.

U struken, duke mos thënë asnjë fjalë për ato gërmadha ne zonën  turistike qe pa frike mund te thuhet qe tani se i kane dështuar sezonin e kësaj vere Shirokës. Por perse kane frike te flasin Voltana Ademi, Blendi Klosi etj? Apo me mire çfarë fshihet pas gjithë kësaj dhe kush janë fajtoret qe ne zone nuk punohet dhe projekti i miratuar nuk po gjen zbatim?

Një pjese te fajit e ka bashkia qe nuk i ka hapur rruge prishjes se ndërtimeve, e pjesën tjetër e ka qeveria qe i bindet lojës hileqare te pushtetit vendor. Natyrshëm përballë këtyre skandaleve do te duhej te kishte përgjegjës për tejkalim te afateve, dëmtim te biznesit ne zone, ndotjes mjedisore qe shkaktohet pa fund me rritjen e temperaturave si dhe me paratë qe shpërdorohen ne ketë forme.

Nga një zone qe u tha se do te shndërrohej ne perle te turizmit dhe do te ringjallte traditën e bukur turistike, Shiroka u kthye ne një gërmadhe qe ngjan si zonat e dala nga lufta. Voltana Ademi, Blendi Klosi dhe Valdrin Pjetri sot minimalisht do te duhej ti kërkonin falje shkodraneve për këtë dështim qe me turp e anashkaluan duke ditur secili fajin qe ka.

E natyrshëm qe fajtoret fshihen prandaj ata sot zgjodhën as me shume dhe as me pak te mos dilnin nga korniza e tyre. Tani te gëzojnë prag sezonin dhe ta shënojnë një pikë turistike me pak ne Shkodër qe do te thotë me pak edhe turiste dhe financa./ShkodraNews