Sa isha ngritur nga gjumi, para 11 vitesh…Anxhela Peristeri siç nuk e kemi parë ndonjëherë- VIDEO

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, por edhe atë grek, Anxhela Peristeri, ka publikuar një nga momentet më të bukura dhe emocionuese të jetës së saj, në fillimet e karrierës në Greqi.

//www.instagram.com/embed.js

Ajo ka nxjerrë videon e pjesëmarrjes së saj shumë vite më parë në X Factor në Greqi, ku edhe është kualifikuar menjëherë në fazën e parë, duke lënë të mahnitur grekët.

Ajo thotë se ka qenë shtysa e mikes së saj që është bërë shkak që Anxhela të fitonte zemrat e grekëve me zërin e saj.

“Para 11 vjetesh ne X Factor Greece provova fatin! Sa isha ngritur nga gjumi me dhune nga shoqja ime e ngushte Rafaela .Me dridheshin kembet se sdija mire as gjuhen !Rrugetimi im artistik ka qene i mbushur me sakrifica,mund,shume pune dhe asnjehere lodhje!”, shkruan Anxhela./ShkodraNews