Sa krenare! Këngëtarja shumë e famshme në botë nuk e fsheh më: Jam 100% shqiptare!

Ajo është një ndër emrat më të njohur të muzikës botërore dhe deri më tani e njihnim si një këngëtare amerikane… por jo!

Emri i vërtetë i Ava Max, është Amanda Koçi dhe në një intervistë për mediat londineze, ka deklaruar se edhe pse ka lindur në Shtetet e Bashkuara ajo është krenare për origjinën e saj shqiptare.

“Jam 100 përqind shqiptare. Dëshiroj të ndihmoj familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit në përgjithësi dhe dua të kontribuoj për komunitetin shqiptar kudo që të jem. Do të ishte e jashtëzakonshme që të mbaj një koncert bamirësie atje. Është me shumë rëndësi për mua që të kontribuoj për komunitetin shqiptar”. 

Ava Max vazhdon të jetë prej disa javësh në vendin e parë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në të gjithë Europën dhe po ngjitet me shpejtësi në top listën amerikane me hitin e saj “Sweet But Psycho”.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë. Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe përfunduan duke jetuar në një kishë në Paris. Më pas u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara ku dhe u linda unë. Prindërit e mi shiten shtëpinë në Wisconsin për t’u zhvendosur në Los Anxhelos, por edhe atje zhgënjimi ishte shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh vendosa lidhjet me producentin Circuit i cili ka realizuar hitet e Rihanës apo The Weeknd etj i cili vendosi të kujdeset për karrierën time muzikore”, është shprehur ajo.