Sa prekëse/ Elvana Gjata kujton si ishte një vit më parë, e si i ka ndryshuar jeta sot: Nuk di a mund të jetoj…

Një ditë më parë Elvana Gjata theu heshtjen publikisht pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më katër tetor në Bllok, ku i dashuri i saj u përfshi në një sherr me ar.më, ku u v.ra një person.

Ajo tha se nuk ndihej aspak mirë dhe se është vrarë shpirtërisht, por për hir të fansave të saj që e kanë mbështetur gjithmonë, mori fuqinë edhe një herë për t’iu rikthyer muzikës.

Ndërsa sot, në një postim në Instagram, ajo ka shkëputur një pjesë nga koncerti që kishte mbajtur në Tiranë, një vit më parë, duke kujtuar kështu me dashuri atë event.

“Si sot një vit më parë… Gezuar ditëlindjen “3”
Faleminderit Pirro per muziken qe me dhurove e qe nuk te shteron kurre!
Thank you Darko for an amazing work ok this project!”, ka shkruar ajo.

“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.

Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…

Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.
Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj…”, kishte shkruar ajo një ditë më parë. /ShkodraNews/