Senida Mesi ‘zbërthen’ lojën e pistë të Ramës dhe Tom Doshit për drejtorët e Shkodrës, ‘shit-blerje’ me kokat e tyre, prapaskenat që fshihen…

Administrator” i pazarit të vendeve të punës, është Tom Doshi.

Drejtorët që kanë paguar tek sekserët e Ramës, tek deputetët, ministrat dhe drejtuesit e lartë të “Rilindjes”; pasi kanë marrë detyrën, kanë shitur vendet e punës, për të nxjerr milionat që paguan tek shefat e pushtetit, me të cilët kanë bërë edhe biznesin e tenderëve; prandaj është kaq e egër lufta e i lartë pazari.

Modeli korruptiv i pushtetit Rama në këto 6 vite, po konfirmohet qartë, nga kaosi dhe skandali, që ka mbërthyer PS-në e Shkodrës, për shkak të luftës së klaneve mafioze brenda saj e në kupolën qendrore të “Rilindjes”, për të uzurpuar dhe shitur, postet e drejtorëve rajonal, si mundësi pasurimi.

Të deleguarit e qendrës dhe drejtuesit lokal të PS-Shkodër, prej 2 muajsh janë futur në konflikt të brendshëm armiqësor, si struktura, grupe, individë, “tipa të fortë”, deputetë e ish-ministra, për të kapur sa më shumë vende drejtorësh, ne sektorë ku bëhen lekë.

Megjithëse 3 ditë më parë, kryeministri Edi Rama, deklaroi në Kryesinë e PS; se do t’i zgjidhte e emëronte vetë drejtorët e Qarkut-Shkodër; siç duket ndryshoi mendim e shtyu afatin, për shkak të situatës së tensionuar.

Lufta po bëhet për emrat e drejtorëve, mbasi secili nga 7 grupet (bandat) e krijuara në PS-Shkodër; ka hartuar listën e vetë, duke caktuar deri sot, 287 kandidatë (blerës), për 41 poste drejtorësh.

Kryeministri Edi Rama e di shumë mirë, se jo vetëm në Shkodër; por në çdo ministri, prefekturë, bashki e rreth të Shqipërisë, vendet e drejtorëve janë shitur e blerë me pazar; sepse vetë Rama, është ideatori dhe krye-menazheri i këtij pazari, që është zbatuar shkallë-shkallë; nga kryeministria, tek drejtorët e këta me shitje vendesh pune tek punonjësit.

Por edhe nëse Edi Rama, do vazhdonte ta mohonte këtë realitet; ish-zëvendësja e tij, Senida Mesi, ia ka nxjerr bojën, duke deklaruar publikisht, se deri sot, postet e drejtorëve në Shkodër, janë shitur në formë ankandi dhe janë blerë, nga ata që kanë paguar më shumë tek deputetët e ministrat.

JA DEKLARIMI PUBLIK, I SENIDA MESIT

“Për akuzat që dëgjoj lartë e poshtë, me tendera dhe ankande, dua të theksoj një element të rëndësishëm. Deri tani ka qenë tender, kush ka ofruar çmimin më të lartë. Ta harrojnë, që do jetë drejtor kush ofron çmimin më të larte nuk do caktohen ata që do Senida, Paulini e as Luani”.

Por shefja e deleguar e PS-Shkodër, ka përmendur veten dhe dy deputetë, duke “harruar” Tom Doshin, krye-sekserin e shitjes së posteve të drejtorëve, i autorizuar nga Edi Rama.