SHBA i tregon ‘dhëmbët’ Eskobarit Klement Balili, çfarë ndodhi sot në gjyq

Një nga kritikat e ashpra mbi qeverinë që dilte nga goja e ish-ambasadorit Donald Lu kur ai ishte në vendin tonë, kishte të bënte veçanërisht me emrin e Klement Balilit.

Edhe pse tani ai që njihet si Eskobari i Ballkanit mbahet në parabur.gim dhe Donald Lu e mbylli mandatin ne Shqipëri, për amerikanët misioni “Balili” vazhdon.

Një nga përfaqësuesit e ambasadës amerikane ka vëzhguar procesin ndaj të pandehurit Klement Balili, ditën kur pritej që të shpallej pretenca e prokurorisë që e akuzon për trafik grup kriminal dhe pastrim parash.

Pretenca dështoi pasi i dyshuari mungonte, ndërkohë që avokati i tij kishte dorëzuar një raport që e deklaron atë të sëmurë deri në datën 16 mars.

Për këtë arsye seanca u shty për në datën 26 mars.