‘Shembet’ qeveria, japin dorëheqjen tre ministra, Rama…

Qeveria ‘Rama 2’ po shkërmoqet totalisht në këtë fundvit, ndonëse Edi Rama po mundohet me çdo kusht ta mbajë në këmbë. Tre ministra të rëndësishëm kanë paraqitur disa herë dorëheqjen te kryeministri Rama, por ky i fundit nuk pranon t’i firmosë nga frika e shembes së qeverisë.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i ka dorëzuar Ramës dorëheqjen tre herë gjatë këtyre ditëve të protestës masive të studentëve në mbarë vendin, por kryeministri vijon ta mbajë me zor, për të shpëtuar kokën e tij. Një tjetër ministër, që ka paraqitur dy herë dorëheqjen në tryezën e Ramës, është ai i Diasporës, Pandeli Majko.

Ky i fundit është një zë i fuqishëm kundër Ramës, që nuk nguron ta shprehë edhe publikisht. Pandeli Majko është në konflikt të hapur me Ramën prej disa muajsh, për disa skandale që i kanë plasur qeverisë.

Së pari, Majko ka kundërshtuar me forcë projektin për Teatrin Kombëtar, i cili sipas kryeministrit, do të shembej dhe të ndërtohej një i ri. Kjo çështje ngjalli një debat të ashpër mes Ramës dhe aktorëve për muaj me radhë, ku kundër kryeministrit doli dhe socialisti i vjetër, Majko, i cili nuk ishte për prishjen e teatrit.

Gjithashtu, Pandeli Majko ka kundërshtuar dhe skandalin me Unazën e Madhe, duke dalë sërish kundër Ramës. Për këto, por edhe konflikte të tjera të heshtura, Majko i ka dorëzuar dy herë dorëheqjen Ramës, për shkak se ministria që ai drejton është vetëm formalisht dhe nuk ka asnjë peshë në ndalimin e këtyre skandaleve qeveritare.

Një tjetër dorëheqje ka mbërritur në zyrën e Ramës këto ditë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mësohet se ka vendosur të tërhiqet nga posti i saj, pasi i plasi skandali i plagjiaturës me doktoraturës. Edhe kjo dorëheqje nuk është pranuar dhe firmosur nga kryeministri Edi Rama, i cili është tmerruar në palcë nga rënia e qeverisë në prag të zgjedhjeve lokale të 2019./Pamfleti

Lexo edhe: