Shifrat/ Për tre muaj deputetët shpenzuan mbi 50 mijë euro vetëm udhëtime e meditje

Me mijëra euro janë shpenzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe gjatë vitit të kaluar. Bileta, mëditje, shërbime telefonike, avanse dhe dreka zyrtare, janë vetëm disa prej shërbimeve për të cilat është shpenzuar paraja publike. Vetëm për akomodim dhe mëditje, deputetët kanë “tkurrur” buxhetin e shtetit për rreth 50 mijë euro. Derisa shuma e shpenzuar për dreka zyrtare kap një shifër mbi 22 mijë euro, raporton Gazeta Express. Këto të dhëna janë për muajin korrik, gusht dhe shtator të vitit 2018.

Vetëm për udhëtimet e kryeparlamentarit Kadri Veseli, nënkryetarit Xhavit Haliti dhe deputetit Ismet Beqiri janë shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 13 mijë euro.56744624_2183402701972811_2343987335323975680_n-600x360

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka marrë mëditje në vlerë prej 500 euro. Ndërsa, 4 mijë e 500 euro është shuma e parave që ka shpenzuar Veseli për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.

Këto udhëtime ai i ka realizuar në shtete si, Itali, Holandë, Austri dhe Francë

Edhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka marrë 300 euro mëditje. Haliti ka shpenzuar rreth 2 mijë e 500 euro të tjera për akomodim.

Derisa Ismet Beqiri ka marrë 3 mijë e 676 euro mëditje, dhe ka shpenzuar rreth 2 mijë euro të tjera për akomodim gjatë udhëtimeve.

Gjithë kjo sipas raportit për tremujorin e vitit 2018 (korrk, gusht,shtator), të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Por, këta nuk janë deputetët që kanë shpenzuar para të majme për udhëtime zyrtare.

Vetëm për mëditjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë shpenzuar rreth 22 mijë euro.

Po kaq para janë shpenzuar edhe për akomodimin e tyre gjatë udhëtimeve zyrtare. Derisa për shpenzime të tjera gjatë udhëtimit, të zgjedhurit e popullit kanë shpenzuar rreth 8 mijë euro.

Ndërsa, vlera e shpenzimeve telefonike të deputetëve kap një shifër prej 13 mijë e 300 euro.

Në fund të raportit përmendet edhe shuma e parave të shpenzuara për dreka zyrtare. Për këtë qëllim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar mbi 22 mijë euro. /Gazeta Express