‘Shkeli Kushtetutën’. Komisioni i Venecias ‘fr.i.këson’ Metën, Presidenti merr vendimin, në orën 5 do…

Presidenti i vendit Ilir Meta ka paralajmëruar se do të zhvillojë një konferencë me gazetarët ditën e sotme në orën 17:00 rreth vizitës së delegacionit të Komisionit të Venecias në Tranë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente.”- njofton Meta.

Kujtojmë se ekipi i Komisionit të Venecias ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar që është ngritur për shkarkimin e presidentit Meta.

Në fundin e takimit drejtuesi i delegacionit Kaarlo Tuori, u shpreh se ata e kanë të qartë nëse presidenti ka shkelur apo jo Kushtetutën, po me raportin final do të njihemi në 11 Tetor.