Shkodra në prag kolapsi në sistemin e drejtësisë. Kush do t’i gjykojë çështjet pas kokave të prera nga vettingu !

Pas Arben Zefit kryetarit të gjykatës së shkallës së parë Shkoder, njëri pas tjetrit do të dalin përpara komisionit të pavarur të kualifikimit drejtuesit e gjykatave dhe gjyqtarët e prokurorët e Shkodres dhe gjykatave të tjera të veriut. E nga ajo cfarë relatoi komisioni, koka e kryegjyqtarit shkodran është thuajse e “prere” nga vettingu si për çeshtjen e pasurisë ashtu edhe për pastërtinë e figurës.

Dalja e tij jashtë gjyqësorit në fakt shënon edhe nisjen e kolapsit të parë në sistemin e drejtësisë në Shkoder, i cili prej vitesh vuan nga mungesa e gjyqtarëve dhe me gjasa do të krijojnte një rast të paprecedent të funksionimit të këtij organi që ka një mori dosjesh për të shqyrtuar. Përjashtimi i Arben Zefin bën që gjykata e shkallës së parë të riorganizohet edhe njëherë nga e para për këtë vit, pasi të gjitha ceshtjet e tij do ti kalonin kolegeve gjyqtar, c’ka nënkupton shtim të volumit të punës, më shumë zvarritje të proçeseve dhe tejkalim afatesh.

Një gjë e tillë u pa edhe pas vrasjes së Fildeze Hafizit, gjyqet e së cilës vonuan të rregulloheshin dhe ende sot janë në proces me zvarritje. Por Zefi hap vetëm siparin e katarsisit që mund të përjetojë kjo gjykatë, ajo e Apelit dhe administrative në Shkoder, ku shumë prej gjyqtareve që ende vijojnë të penetrojnë në këtë sistem, kanë dosjet e hapura dhe rrezikojnë përjashtimin.

Për një pjesë të tyre ka patur padi, përmendje konkrete si të përfshira në afera korruptive, e madje edhe tërheqje vemendje, e paralajmërime nga ish këshilli i lartë i drejtësisë. Nëse vala e largimeve ndjek këtë trend, atëherë pa frikë mund të thuhet se Shkodra dhe i gjithë veriu që mbulohet nga këto gjykata, sidomos ajo e Apelit, rrezikon të jetë në krizë të thellë, madje në një kolaps vendimesh që askush deri më sot nuk di të thotë se si mund të zgjidhen, sa kohë të duhet dhe a ka një plan B për gjithë këtë. Reja e zezë që ka mbuluar sot këto godina, po nis të pastrohet nga të larguarit, por mbetjet që lë pas një sistem i kalbëzuar do të vijojnë të ndihen, pasi deri më sot pasojat më të rënda i kanë vuajtur qytetarët./ShkodraNews