Shkodra në shtetrrethim, bllokohet lëvizja në të gjitha akset lidhëse me qendrën

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Shkodër. Pasi u ‘arratis’ gjatë paradites nëpër rrugë fshati për të hyrë në Shkodër, gjatë mesditës është pritur me protesta.

Ndërkohë, i gjithë qyteti duket se është në shtetrrethim.

Kjo pasi është bllokuar lëvizja në të gjitha akset lidhëse me qendrën.

bëhet me dije gjithashtu se ka nisur dhe vala e arrestimeve.

Ndër të arrestuarit është dhe një invalid, i identifikuar si Gjergj Çuni.

Mësohet se vizita e Ramës në Shkodër është bërë nën masa të rrepta sigurie, madje janë bllokuar edhe të gjitha akset lidhëse me qendrën.

Vizita e sotme e kryeministrit Rama në veri është shoqëruar me inicente, pasi PD i bllokoi rrugën në Bahçallëk.

I njëjti skenar ishte përdorur edhe tek Ura e Spatharit në Mjedë, rruga dytësore për të hyrë në Shkoder, si dhe në Vrakë, ku ndahet kufiri mes Shkodres dhe Malësisë së Madhe.

Por megjithë këtë mobilizim, demokratët nuk ja dolën të ndalojnë hyrjen e Ramës në Shkoder, që e bëri përmes itinerarit Kryqëzimi i Bushatit – Mjedë – Unaza lindore e Shkodres dhe më pas aksi nacional për në Han të Hotit.