Shkrumbohen dy makina te drejtoria e Policisë

Dy automjete janë shkrumbuara pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Sipas të dhënve zjarri fillimisht ka rënë në makinën tip Volsvagen me Targe AA 595 KP, ne pronesi te shtetasit Hysen Hasekiu. Më pas pranë kësaj makine ishte parkuar edhe një tjetër e cila po ashtu mori flakë, një nje mjet tip Skoda me targe AA 702 DL ne pronesi te Bledar Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe policia ka identifikuar edhe autorin përmes pamjeve të kamerave  që u ndodhën aty pranë. Si autor policia raporton shtetasin Mario 38 vjeç. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkakun e zjarrvenies.