Shkuan në Angli për një jetë më të mirë, ja si përfunduan këta 3 shqiptarë

Si cdo person tjetër që ka zgjedhur emigrimin, edhe këta tre shqiptarë shkuan në Angli për një jetë më të mirë, por e kanë pësuar keq.

Ataj janë dënuar me bur.gim nga një gj.ykatë britanike për pasi akuzohen për kultivim kanabisi me vlerë 130 mijë Paund.

Ata janë Islam Gjuta 23 vjeç, Lumjan Matmuja 30 vjeç dhe Valbona Furiku 32 vjeç janë dënuar në total me 4.3 vite burgim. Aktiviteti i tyre ilegal u zbulua nga Dhjetori 2018 deri më 7 Janar 2019 në qytetin e Leeds.

Avokati i Gjutës tha se klienti i tij punonte në ndërtim dhe ka borxhe. Avokati i Lumjan Matmuja i tha trupës gjykuese se ai është kopshtar. Ndërsa avokati i Valbona Furikut u shpreh se klientja e tij është një infermiere e cila nuk ka mundur të gjejë punë në Shqipëri dhe emigroi në Britani për një jetë më të mirë. Sipas tij, ajo kishte marrë hua nga familja për të shkuar në Angli me dokumente të rreme.