Shmangni daljet, ja ditët e gushtit kur termometri do të shënojë kulmin

Sinoptikanët thonë se po përjetojmë ditët më të nxehta të kësaj vere. Këto ditë termometri nuk ka zbritur shumë edhe gjatë natës.

E mërkura do të sjellë reshje shiu në zonat malore, dhe kjo do të bëjë që vapa të largohet nga i gjithë territori shqiptar.

Por 10 ditët e fundit të Gushtit parashikohet të rikthejnë temperaturat e larta.