Shpërthen ish-bashkëpunëtori i Veliajt: Po qani për Katedralen e Notre Damit, por Gjush Dako po u shk*rdhen…

Dëmi i shkaktuar në Katedralen e Notre Damit në Paris ka nxitur një falë të madhe histerie në vnedin tonë. Por, kundër rrymës ka dalë Briken Fejzullai.

Ai shkruan se në vendin tonë janë shembur të gjitha ndërtesat me vlerë, dhe askush nuk e ka çuar në mendje që të reagojë, ndërsa për Katedralen në Paris ka një reagim të shtirur, duke kujtuar dhe atë që po ndodh me projektin Veliera në Durrës.

Po ashtu ai ka ironizuar dhe me ndërtimin e Kullave në vend të Katedrales, duke lënë të kuptohet se një akt i tillë mund të ndodhë vetëm në Shqipëri.

Reagimi i plotë: 

Nuk dua t’ju ndaloj asesi lotët e vajit, për gjëmën e Notre Dame De Paris… thjesht, doja t’ju kujtoja që Gjush Dako; ka 12 vjet që i shk**dhen robt me paramendim, 2 mijë viteve kulture evropiane dhe s’ju kam parë ndonjëherë, të hidhëroheni kaq shumë. Dhe Gjushi, nuk është i vetmi.

Ndaj kështu siç jemi, vazhdojmë e qajmë për Notre Dame (se po nuk qave për një krevepër të tillë të arritjes njerëzore, je i pashpirt) por pastaj, të kujtohemi të qajmë dhe pak për kto muret, kështjellat, apo theatrot tona.

Gjithsesi, pas deklaratave të Macron i cili paralajmëroi një mbledhje ndërkombëtare fondesh për të rindërtuar Notre Dame; Kalorësi i Nderit i Regjionit të Surrelit ofron zgjidhjen, pa harxhuar asnjë cent nga taksapaguesit francezë, evropianë apo ata botërorë: 6 kulla, me kishën e re moderne brenda, sipas projektit të Bjarke Ingels… natyrisht, dhuruar nga ndërtuesi.