Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, shmanget tragjedia

Nje bombul gazi ka shperthyer vetem pak minuta me pare ne lagjen Draçin ne qytetin e Shkodres. Ka qene nje telefonate ne numrin 128 te zjarrfikeses ne Shkoder e cila ka vene ne levizje punonjesit e ketij reparti.

Zjarrfikesit kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes ku ka shperthyer bombula ne nje shtepi private ne lagjen Dracin ne Shkoder.

Kane qene familjaret ato te cilet kane bere nxjerrjen jashte te bombules, nderkohe qe zjarrfikesit fale nderhyrjes se shpejte kane bere te mundur neutralizimin e flakeve te zjarrit.