“Shqiptarët e kanë ndarë mendjen…”, demokrati i përgjigjet Lleshajt e Gjonajt

Nga selia blu ka ardhur reagimi për Ministrin Lleshaj dhe Gjonajn. Ka qenë Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili thotë se ministrat shfaqën frikën live. Ai shtoi se Rama është një kufomë politike dhe nuk ka forcë që të dënojë qytetarët e bashkuar. Më tej nurmi i dy i Partisë Demokratike tha se popullin nuk e ndal dot askush dhe do ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa.

“Shqiptarët e kanë ndarë mendjen, nuk ka më kthim mbrapa. Shqiptarët nuk pranon më dhunën ndaj korrupsionit. Shqipëria e shumicën kërkon që të mos mbahet më peng vendi nga kjo shumicë. Edi Rama është një kufomë poltike, nuk ka moral dhe as forcë që të burgos popullin e bashkuar. Beteja jonë është për Shqipërinë si Europa. Askush nuk na ndal dot”, u shpreh Bardhi.