
Nuk është hera e parë që kompanitë e duhanit përdorin imazhet e njerëzve në jetë apo edhe të pajetë, për të bërë marketingun e tyre.
Por këtë herë protagonist është bërë një shtetas shqiptar.
Është një burrë 60 vjeç i cili jeton në lindje të Francës e ka mbetur i habitur kur ka zbuluar se fotografia e këmbës së tij të plagosur është përdorur në pako cigaresh pa miratimin e tij.
Fotografia është nxjerrë në paketat e cigareve brenda Bashkimit Evropian, së bashku me mesazhin: “Pirja e duhanit i bllokon arteriet”.
Por, burri shqiptar, i cili jeton në Metz, tha se ka humbur këmbën e tij si pasojë e një sulmi në Shqipëri në vitin 1997.
Fotografia është zbuluar nga djali i tij, kur ai ka blerë një pako cigaresh vitin e kaluar në Luksemburg, raportojnë mediat franceze.
Ai e ka sjellë pakon në shtëpi te familja dhe babai i tij ka konfirmuar se fotografia është pamje e këmbës së tij.
“Është e pabesueshme që një person e gjen veten, pa pajtimin e tij, në paketimet e cigareve në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha avokati i tij, Antoine Fittante.
Një grua e të.rbuar nga inati.
Tërshëra është një drith shumë i.
Historia në vijim, është marrë nga.
Kjo është vajza e cila pretendon se.
Lini një Përgjigje